Kosova mposhtet nga Portugalia, shuhet ëndrra për kualifikim

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Portugalia në sfidën e luajtur sonte.

Vajzat tona u angazhuan, por këtë herë nuk mjaftoi. Sigurisht ndikuar mungesat e shumta që kishim në përbërje për shkak të lëndimeve dhe infektimit me koronavirus.

Portugalia avancon në fazën e dytë kualifikuese të Euro 2022, ndërsa Kombëtarja jonë renditet e dyta në grup me 4 pikë. Kemi mposhtur Qipron e Luksemburgun, por Portugalia shfaqi më shumë.