Kosova pëson edhe një humbje

Kosova e ka përmbyllur në mënyrën më të keqe kampanjën e kualifikimeve në terrenin “vendas”.

Ukraina ishte kundërshtari i radhës që Kosovën me lehtësi e ka mposhtur. 2-0 ishte rezultati final në një ndeshje ku Kosova nuk tregoi asgjë.

Mysafirët të dy golat i shënuan në pjesën e dytë. Paqarada shënoi autogol në minutën e 60 ndërsa Yarmolenko i dha vulë fitores më golin e shënuar në minutën e 88.

Kështu stadiumi “Loro Boriqi” në Shkodër ka qenë terren aspak i favorshëm për Kosovën pasi që mysafirët i kanë shënuar plot 15 gola ndërsa Kosova vetëm 2.