Kosovë, foshnja e parë e 2020-ës është djalë

Në Klinnikën e Gjinekologjisë në QKUK ka linduar fëmija i parë për vitin 2020.

Mamia Sanije Berisha ka thënë se gruaja nga Podujeva ka sjellur në jetë fëmijën e saj të katërt e që është djalë.

Fëmiaj ka lindur rreth orës 12:10 dhe peshon rreth 3 kilogramë e gjysmë.

Ndërsa mjeku kujdestar, Naser Rafuna, ka thënë se nëna e foshnjës është Donjeta Berisha dhe është nga qyteti i Podujevës.

Ai më tej tregoi se gjatë vitit 2019 ishin gjithsej 9623 lindje.

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët, Arben Vitia e Arbërie Nagavci, si dhe drejtuesi i Komitetit për Shëndetësi, Jusuf Ulaj, kanë vizituar nënën dhe foshnjën e porsalindur.