Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Krahu ushtarak i Hamasit thotë se kishte në shënjestër qendrën komanduese të...

Krahu ushtarak i Hamasit thotë se kishte në shënjestër qendrën komanduese të operacioneve izraelite

Foto nga arkiva

Brigadat Qassam kanë thënë në një postim në Telegram se kanë gjuajtur predha mortajash në një qendër komanduese të operacioneve izraelite në perëndim të Tel al-Hawa në qytetin e Gazës.

Krahu ushtarak i Hamasit tha gjithashtu se kishte në shënjestër një grup ushtarësh izraelitë të cilët ishin barrikaduar brenda një shtëpie në zonën al-Hawoz, në perëndim të Khan Younis, në Gazën jugore.

Ai shtoi se kishte një numër të paspecifikuar viktimash.