Ballina Lajmet Kosovë Krasniqi shpalos mesazhin “po pluralizmit, jo terrorizmit” në mbledhjen e KQZ-së

Krasniqi shpalos mesazhin “po pluralizmit, jo terrorizmit” në mbledhjen e KQZ-së

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ka shpalosur një mesazh “po pluralizmit, jo terrorizmit” në mbledhjen e KQZ-së që po mbahet sot.

Mesazhi ishte drejtuar ndaj Listës Serbe.

KQZ-ja kishte refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetor, por të dielën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe.

KQZ-ja mbajti mbledhjen e radhës. Në mbledhje u mirtua programi për trajnimin për trupat menaxhues të zgjedhjeve dhe stafit zgjedhor. U miratua procedura për votimin e personave me nevoja të veçanta, u miratua rekomandimi që personat e evidentuar si të vdekur të hiqen nga lista e votimit, u miratua rekomandimi për hapjen e Qendrës së Votimit në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë. Po ashtu u miratua zëvendësimi i anëtarëve të KKZ-së në Komunën e
Vushtrrisë dhe Gllogocit si dhe kurrikula e Trajnimit për Trajner dhe TMZ si dhe Shtojcat