Kremlini tha se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi të martën, më 29 mars, dhe se sipas Moskës, është e rëndësishme që të ketë takime sy më sy, pasi siç tha ka pasur mungesë të përparimit në bisedime deri më tani.
“Përderisa ne nuk mund dhe nuk do të flasim për përparim në bisedime, fakti qëndron se takimet sy më sy janë të rëndësishme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se tash për tash, një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të ishte “kundërproduktiv”. /rel








