Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kremlini hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së

Kremlini hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së

Kremlini hodhi poshtë sot akuzat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së, duke dekklaruar se hetimet e mëparshme amerikane nuk kanë gjetur asnjë provë që vërtetoin se Moska ka ndikuar në rezultatin e tyre, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump po i referohej pretendimeve të paspecifikuara dhe të pabazuara të inteligjencës kur e përshkruan Rusinë si një kërcënim për zgjedhjet amerikane.

“Fakti është se presidenti u referohet disa informacioneve, informacioneve anonime, informacioneve të pabazuara nga agjencitë e inteligjencës amerikane”, tha Peskov. Ai tha se hetimet e shumta amerikane kanë arritur në përfundimin se “Rusia nuk ka patur ndikim në zgjedhjet e SHBA-së”.

Peskov shtoi se Moska nuk ka ndërhyrë kurrë në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe pret që vendet e tjera të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Rusisë.

Më herët, Trumpi i quajti Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut “kundërshtarë” që kanë aftësinë të komprometojnë “infrastrukturën zgjedhore” të SHBA-së.