Krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Prekaz, në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, në 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ata vizituan Kompleksion Memorial “Adem Jashari”, megjithatë nuk u prononcuan për media.
Përpos krerëve të shtetit, në Prekaz homazhe bëri edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e vizitorë të shumtë që vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe jo vetëm.