Krerët e shtetit shtrojnë iftar për BIK-un

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë shtruar iftar për kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë i kryeminostrit Kurti:

Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19.

Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe!

Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar!