Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kreu i WFP paralajmëron katastrofë humanitare të paprecedentë në Gaza

Kreu i WFP paralajmëron katastrofë humanitare të paprecedentë në Gaza

Cindy McCain

Cindy McCain, drejtoresha ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), ka kërkuar nga qeveria izraelite të lejojë hyrjen e agjencisë së OKB-së në Rripin e Gazës “që të mund të bëjmë punën tonë”.

“Ajo që na nevojitet tani është një armëpushim i menjëhershëm, akses i plotë dhe pa pengesa, dhe hapja e çdo pike kalimi për të ushqyer njerëzit dhe për të ndalur këtë katastrofë,” tha McCain për rrjetin amerikan ABC News.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, do të përballemi me një katastrofë humanitare… si asnjëherë më parë.”

Ajo gjithashtu konfirmoi raportet për vrasjen e të paktën 31 palestinezëve që kërkonin ndihma ushqimore në pikën e GHF në Rafah të dielën.

“Njerëzit tanë në terren raportojnë të njëjtën gjë. Është një tragjedi,” u shpreh McCain. /mesazhi