Krimba brenda produkteve ushqimore nga Serbia (Video)

Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, ka publikuar dy video ku shihen krimbat në produktet ushqimore të importuara nga Serbia.

Ai kërkon të bëhet kujdes i shtuar gjatë blerjes, pasi që produktet e publikuara në video kanë ende afat.

Kaçaniku nuk ka bërë të ditur se ku janë blerë produktet.