“Kriza e udhëheqjes: Kush ka të drejtën e emërimit… dhe kush ka të drejtën e shkarkimit?”

Udhëheqja në lëvizjet islame nuk është një funksion administrativ dhe as një post organizativ, por një pozitë qendrore që formohet nga bashkimi i dijes fetare, mendimit të matur dhe përvojës praktike. Lëvizja që e kupton mirë udhëheqjen ndërton një projekt të aftë të vazhdojë; ndërsa ajo që e keqkupton bie në shenjtërim ose në kaos, dhe të dyja janë të kundërta me metodologjinë islame.

“Udhëheqja në projektin islam… mendja para pozitës.

Ndër veçoritë e projektit islam është se ai nuk e bën udhëheqjen thjesht pushtet, por amanet, përgjegjësi dhe referencë mendore. Udhëheqja në këtë kuadër nuk ndërtohet mbi popullaritetin dhe as mbi oratorinë, por mbi tre shtylla kryesore:

– Metodologjinë shkencore që orienton drejtimin

– Vizionin e thellë që e lexon realitetin në përputhje me qëllimet e sheriatit

– Përvojën praktike që lidh idenë me veprimin

Në historinë islame, udhëheqja ka qenë gjithmonë ‘udhëheqje mendore’ para se të bëhej ‘udhëheqje vendimmarrëse’, sepse mendja udhëheqëse siguron rregullin metodik të idesë, shtron kufijtë midis asaj që është e qëndrueshme dhe asaj që ndryshon, dhe përcakton prioritetet e thirrjes, rezistencës dhe politikës.

Lëvizjet islame që kanë pasur sukses gjatë shekujve nuk kanë pasur sukses sepse zotëronin struktura organizative të mëdha, por sepse zotëronin mendje që bartnin projektin dhe e çliruan nga çrregullsia.

Sa më shumë që udhëheqja të ketë një formim shkencor dhe mendimor të thellë, aq më e aftë është xhemati për të:

– përballuar devijimet

– lexuar të rejat

– rregulluar ijtihad-in

– bashkuar radhët

Kur udhëheqja shndërrohet në një ‘menaxhim’ thjesht pa metodë, lëvizja bie në juridiksionin e momentit në vend të projektit, dhe thëniet e saj dhe veprimet bien në kontradiktë, ose lëvizin midis asaj që është e nxituar dhe ngurtësuar.

Prandaj, udhëheqja që di të organizojë energjinë fetare dhe mendore të xhematit bëhet një shtytës civilizues, ndërsa udhëheqja që përzien mendimin personal me referencën sheriatike e tërheq lëvizjen drejt krizave të brendshme që konsumojnë fuqinë e saj.

Udhëheqja e matur, pra, nuk është privilegj, por një detyrë për të cilën udhëheqësi mbahet përgjegjës para të tjerëve. Ajo ka kushte dhe ekuilibra që nuk përfshihen vetëm në besnikëri apo entuziazëm, por në aftësinë për të bashkuar dijen, vetëdijen dhe aftësinë për të marrë vendime.

Devijimi i udhëheqësve… një fenomen natyral që nuk frikëson projektin.

Një nga gabimet më të rrezikshme të vetëdijes së lëvizjes moderne është ‘tronditja’ kur disa udhëheqës devijojnë ose bien moralisht apo mendërisht. Por e vërteta është se devijimi individual është pjesë natyrale e historisë njerëzore, madje edhe e historisë së thirrjeve.

– Në kombet e mëparshme, dijetarë dhe udhëheqës devijuan.

– Në fillimet e Islamit, disa nga ata që ishin në radhët e para u kthyen mbrapsht.

– Në të gjitha lëvizjet e reformës kanë ekzistuar udhëheqës që humbën drejtimin ose dobësuan vullnetin e tyre.

Kjo nuk është fundi i projektit, por një provë e qëndrueshmërisë së metodës.Lëvizja që lidhet me fuqinë e një personi të vetëm shembet me rënien e tij. Ndërsa ajo që lidhet me të Vërtetën dhe metodën qëndron, pavarësisht gabimeve apo ngecjeve të disa individëve të saj.

Islami nuk adhuron individë dhe nuk bën “të paprekshëm” askënd përveç profetëve. Prandaj, devijimi brenda një lëvizjeje nuk do të thotë dështim, por se lëvizja funksionon brenda realitetit njerëzor, ku:

• Disa dobësohen

• Disa gabojnë

• Zemrat sprovohen

• Ka konkurrencë dhe teste

Dallimi midis lëvizjeve që shpëtojnë dhe atyre që shemben është aftësia për të vendosur sistem llogaridhënie dhe transparence. Lëvizja që ka mekanizma dhe rregulla për monitorimin e performancës, rishikimin e ijtihad-eve, vlerësimin e udhëheqësve dhe parandalimin e konflikteve interesi, është e qëndrueshme. Ndërsa lëvizja që i shenjtëron figurat e saj dhe nuk i sheh gabimet e tyre, duke e konsideruar kritikën tradhti, ajo mbjell farat e përçarjes brenda vetes. Kështu e kuptojmë se llogaridhënia nuk është kërcënim për unitetin, por garanci për vazhdimësinë e tij.

Udhëheqja e shëndoshë nuk i trembet kritikës dhe as ndryshimit, sepse e kupton se synimi nuk është ‘siguria personale e saj’, por siguria e projektit.

“Nuk ka teokraci në Islam… dhe zëvendësimi (ndërrimi i udhëheqjes) është një normë, jo një turp.”

Teokracia (sundimi i dijetarëve në emër të shenjtërisë) është devijimi më i rrezikshëm. “Islami është një fe që nuk i jep askujt pushtet absolut, nuk i jep asnjë udhëheqjeje cilësinë e shenjtërisë dhe nuk e konsideron përpjekjen njerëzore të pagabueshme. Prandaj ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:’’Çdo bir i Ademit gabon.’ (E transmeton Tirmidhiu).”

Udhëheqja islame është natyrshëm qytetare në funksion, fetare në vlera, dhe mund të gjykohet, kritikohet dhe zëvendësohet pa u zvogëluar vlera e projektit.

“Dhe ndër konceptet më të rrezikshme që duhen çmontuar brenda lëvizjeve islame janë këto:

– Që nëse udhëheqësi gabon, ai është ‘i sulmuar’.

– Që zëvendësimi i tij është një komplot.

– Që largimi i tij është një kurdisje e jashtme.

– Që kritika është dobësi.”

Kjo është një mendësi përfituese që s’ka lidhje me veprimin islam. Në fund të fundit: nuk ka udhëheqës mbi kritikën, as përgjegjës mbi rishikimin, as pozitë mbi ndryshimin. Madje edhe zëvendësimi është një ligj nga ligjet e Allahut në civilizim: ‘Dhe këto ditë Ne i vëmë në qarkullim mes njerëzve’ (Ali Imran: 140).

Lëvizjet që e kanë kuptuar këtë ligj kanë mbetur të reja dhe të afta për t’u rinovuar, ndërsa kanë vdekur ato lëvizje që u shndërruan në ‘varreza organizative’, ku udhëheqjet nuk ndryshohen veçse me vdekje.”

“Udhëheqja në Islam është një rol që kryhet, jo një pronë që trashëgohet. Dhe sa më i lehtë dhe institucional të jetë ndryshimi, aq më e aftë është lëvizja për të:

– shmangur korrupsioni

– kapërcyer gabimet

– përthithur brezat e rinj

– përditësuar vizionin e saj

– dhe garantuar qëndrueshmërinë në metodë

‘’Në këtë kuptim, ndryshimi nuk është kërcënim për udhëheqjen… por është kusht për shëndetin e saj.”

“Në përfundim… në metodologjinë islame, udhëheqësi nuk ka të drejtë ta vendosë veten në post, as ndjekësit nuk kanë të drejtë ta shkarkojnë sipas dëshirës; por e drejta e emërimit dhe shkarkimit i takon institucionalizimit e cila ka në konsideratë ‘’shuran’’ gjithëpërfshirëse. Sepse xhemati nuk është pronë e askujt, por është amanet i përbashkët mes dijetarëve që rregullojnë çështjet e sheriatit, ekspertëve që njohin interesin, dhe radhës punuese që mbron projektin.

Prandaj shkarkimi nuk është akt hakmarrjeje dhe as mendim individual, por një vendim që del nga organet e ‘’shuras-konsultës’’ dhe udhëheqjes kolektive, e cila rishikon performancën, vlerëson aftësinë, përcakton interesin dhe vepron brenda rregullave të sheriatit dhe kontekstit të realitetit.

Udhëheqësi në projektin islam mbahet përgjegjës, rishikohet dhe zëvendësohet nëse e kërkon interesi, sepse mbijetesa i takon metodës, jo fytyrave; projektit, jo emrave; umetit, jo individëve. Vetëm kështu veprimi islam mbetet i gjallë dhe i aftë për t’u rinovuar, dhe udhëheqja mbetet detyrë, jo nder; amanet, jo pushtet.