Kriza islame dhe krizat franceze!


Dr. Abdullah el-Xhebari


Franca ka praktikuar një sistem të veçantë të politikës me emigrantët e saj. Sistem ky që është i njohur si ‘’Sistemi apo politika e integrimit’’. Ky sistem apo kjo lloj platforme ka arritur që në disa vende dhe në disa fusha të ketë suksesë të dukshëm, por, në disa të tjera ka pësuar dështime të mëdha. Kjo ka bërë që shumë prej emigrantëve dhe familjarëve të tyre të jetojnë jashtë çdo integrimit shoqërorë. Ata jetojnë në fund të listës. Kur them në fund të listës e kam për qëllim një mori listash siç është ajo e ekonomisë, shoqërore, sociale, kulturore dhe edukative.
Këto dështime janë akumuluar maksimalisht derisa nuk erdhi në pushtet dhe në krye të vendit Emanuel Macron, dhe në vend që shteti të bartë përgjegjësi për këto dështime dhe të merret me përmirësimin e tyre, ata filluan që të vazhdojnë tutje dhe që tërë përgjegjësinë e këtyre dështimeve t’ia bartin Islamit. Në këtë vazhdim që bënë ata miratuan ligje që kishin rezultate në shumë aspekte, si në ato kulturore dhe juridike. Këto ligje, sipas asaj që ka deklaruar edhe vetë Presidenti i Francës, do të mund të japin efektin e vetë juridik diku kah Dhjetori i 2020-es.
E nëse kthehemi pak më herët dhe i referohemi fjalorëve politik francez do të gjejmë se diku rreth vitit 1940 e tutje, Franca ka filluar të përdore terme si ‘’Shkëputje’’ dhe tendenca separatiste. Një gjë e tillë ka ndodhur si me Baskët po ashtu edhe me ishujt Kors apo Korsika, e të tjerë. Por, që nga Shkurti i 2020, Macron ka tërhequr vëmendjen duke përdorur terme të reja politike. Terme këto që nuk janë të njohura as për spektrin politikë francez e as më gjerë. Fjala është për termin ‘’Shkëputje islame’’ apo ‘’Ndarje islamike’’. Më pas, ky term fillojë që të përdoret dhe të zë vend tek klasa politike dhe media franceze.
Një term i ri ka filluar që të zë vend të dukshëm në arenën politike franceze dhe kjo po bëhet me qëllim që popullata të akomodohet me një term të ri dhe të gjejë pranim tek të gjithë francezët. Kjo bëhet për arsye se në Dhjetorë të 2020-es pritet të ketë ndryshime brenda kushtetutës franceze. Më saktë, pritet që të ketë ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me laicizmin francez, të miratuara me ligj në vitin 1905.
Duke e pas parasysh se disa prej shtresave shoqërore të emigrantëve francez nuk kanë pas mundësi të integrohen plotësisht në shoqërinë franceze, e që një përgjegjësi të tillë do duhej ta mbanin politikat dhe programet integruese franceze, nuk mund të bartim përgjegjësi të tilla tek Islami. Për të sqaruar një gjë të tillë mund të bëjmë krahasimin e Francës me dy vende tjera evropiane e që po ashtu janë laike siç është edhe vetë Franca, si Gjermania dhe Anglia. Pra, mund të bëjmë krahasim në mes qasjes së këtyre dy vendeve dhe të Francës sa i përket formës dhe metodave që janë përdorur për integrimin e emigranteve në shoqëritë e tyre.
Kur bëjmë një krahasim do të shohim se pyetja që mund të parashtrohet vetvetiu është ‘’Përse këto dy vende, Gjermania dhe Anglia, nuk ankohen për ndarjen e emigrantëve nga shoqëritë e tyre’’. E që ndoshta arsyeja se përse Franca vuan nga një ndarje e tillë është pikërisht pse Franca është fokusuar në ‘’ndarjen e Islamit’’ pa u fokusuar në dallimet tjera etnike.
E që një gjë e tillë mund të jetë për dy shkaqe kryesore:

  • Islami është një fe e gjallë, aktive, që ka potencial të shtrirjes dhe të pranimit, si dhe pasuesit dhe ata që përqafojnë Islamin kanë aftësi dhe potencial që të kapen për parimet dhe simbolet fetare islame.
    -Franca, gjatë viteve të fundit, ka adaptuar një sistem ekstrem të laicizmit. Ajo është duke praktikuar një doktrinë sekulariste shumë më ekstreme sesa Gjermania, vendet skandinave, ose edhe vetë Anglia.
    Dihet mirë se çdo lloj ekstremizmi dhe fanatizmi nuk sjell rezultate të mira. Përkundrazi, e tërë ajo që pritet të ndodh do të jetë në dëm të dikujt, pavarësisht nëse kjo vije si pasojë e ekstremizmit fetarë, apo atij sekularë.
    E pasi që Franca ka adaptuar një sistem ekstrem të sekularizmit i cili është i përafërt me laicizmin apo me të qenit në kundërshtim të plotë me fenë dhe parimet fetare, atëhere është shumë e natyrshme që ajo do të përballet dhe do të bie ndesh me ‘’fenë e gjallë dhe aktive’’. E kjo pasi që një fe e gjallë dhe aktive ia cenon asaj qetësinë, ia prish rahatinë, e shqetëson dhe çdoherë e mbanë nën presion duke ia rikujtuar luftën e gjatë dhe të pamëshirshme që kishte me kishën. Për dallim prej vendeve tjera fqinje që nuk kanë adaptuar sistem të tillë të sekularizmit ekstrem, por që janë fokusuar në gjërat e përbashkëta si qytetarë të atij vendi duke lënë anash ndasitë fetare dhe etnike.
    Prandaj, si zgjidhje më të mirë për këtë problematikë të ‘’shkëputjes’’ mund të shohim zbutjen e ekstremizmit sekularistë dhe orientimin drejt një rruge mesatare. Këtë mund ta bëjnë duke u mbështetur dhe duke marrë si model vendet tjera evropiane që janë në kufij me Francën.
    Dhe, në vend që të fokusohen në problematikën e lartpërmendur si një problematikë lokale që ka të bëjë vetëm me Francën, Presidenti francez përdori një frazë që e tranzicionojë atë nga një problematikë lokale në një problematikë globale. Një gjë e tillë ndodhi pikërisht kur Macron foli për Islamin si një fe që njeh kriza në mbarë globin.
    Unë, si dhe të tjerë, jemi befasuar me një deklaratë të tillë. Kjo më ka shtyrë që të pyes nëse ai është ndonjë reformatorë fetarë pasi që është ndjerë kompetent që të flas për kriza fetare në nivel global! Nëse Presidenti Iranian apo ai Turk do bënin një deklaratë të ngjashme rreth krizës nëpër të cilën janë duke kaluar frankofonët në nivel global si do të ishte reagimi i Francës dhe udhëheqësve të saj?
    Megjithëse Frankofonia dhe Islami nuk mund të krahasohen as të barazvlerësohen për shkak të dallimeve të shumta që kanë mes vete.
    Nëse qëllimi i tij me ‘’krizën islame’’ është se Islami ka krizë të brendshme duke pësuar rënie në zgjerimin e tij, në potencialin e tij, dhe në aktivitetin e tij, atëhere një gjë e tillë nuk qëndron pasi që Islami është fe shumë e gjallë dhe shumë aktive. Ajo është feja më aktive në mbarë globin dhe se pasuesit e saj sa vijnë e shtohen.
    E nëse qëllimi i tij me ‘’krizën islame’’ në nivel global ka të bëjë me atë se myslimanët ndodhen në qendër të vëmendjes dhe të përfshirë në shumë kriza, dhe konflikte në mbarë botën, atëherë duhet të ndalemi pak dhe të hulumtojmë shkaqet se përse ka ndodhur një gjë e tillë? Pra, a janë vetë myslimanët shkaktarë të këtyre krizave apo kjo është përgjegjësi e perëndimit?
    Myslimanët në lindjen e mesme janë duke u përballur me disa kriza, prej tyre janë:
    E para: Kriza palestineze, kjo krizë është prej më të thellave, prej më të vjetrave, prej më të ndjeshmeve, dhe prej më të rëndësishmëve. Myslimanët në këtë krizë janë viktima të sionistëve. Janë viktima të forcave pushtuese sioniste që kanë përçarë dhe kanë dëbuar popullatën vendase. Franca e ka përkrahur, dhe vazhdon të përkrahë, një pushtim të tillë edhe pse bëhet fjalë për një lëvizje raciste. Me një mbështetje të tillë, Franca ka bërë shkelje direkte të vlerave të saja të proklamuara që nga revolucioni francez.
    E dyta: Kriza libaneze, nuk është e mundur të flitet për Libanin dhe krizat nëpër të cilat ka kaluar Libani e të mos flitet edhe për Francën. Vizita e fundit që kishte bërë Macroni, pas shpërthimit që ndodhi në portin e Bejrutit, mbante nuancat e një Kujdestari të Përhershëm të vendit. Pra, thuajse Franca e ka të drejtën eksplicite të kujdesit dhe mbikëqyrjes ndaj Libanit. Krizat e Libanit nuk kanë të mbaruar që nga dalja e kolonisë franceze nga vendi, e me ç’rast Franca i kishte dhënë bekimin ndasive raciste brenda Libanit. Ajo i kishte dhënë përparësi dhe të drejta pakicave krishtere në kurriz të shumicës tjetër edhe përkundër shtrirjes demografike në vend.
    E treta: Kriza irakiane: revolucioni islamik në Iran ka bërë një ndarje rrënjësore sa i përket raporteve perëndimore me vendet tjera islamike. Një revolucion i tillë ka qenë prej revolucioneve më të mëdha të shekullit XX-të dhe që ishte kundër padrejtësive dhe papunësisë. Me këtë rast, Franca kishte bërë dy veprime paralele që kishin ndikuar mjaftë në rrjedhën e këtij revolucioni.
    I pari; Mbështetja e Sadam Huseinit në luftën e tij të gjatë kundër fqinjit të tij iranian. Kjo kishte rezultuar me ndezjen e zjarrit sektarë që deri në atë kohë nuk ishte prezentë.
    I dyti; Heqja dorë dhe shkelja e marrëveshjeve, edhe pse të shkruara, me Iranin. Duke hequr dorë nga marrëveshja e shitjes së armëve që kishte me qeverinë e Shahut. Kështu, Franca vazhdoi t’i shes armë Irakut, dhe kjo ndihmoi që kriza në Lindjen e Mesme të merr përmasa edhe me të gjëra dhe të mos ndalet edhe sot e kësaj dite.
    Po ashtu edhe në luftërat e Gjirit, Perëndimi ka krijuar krizat më të mëdha kulturore të kohës moderne. Kjo qoj në shkatërrimin e qytetërimeve dhe civilizimeve të tëra. Një gjë e tillë kishte ndodhur kur Perëndimi kishte marrë vendim që të ndërhynte në Irak, duke e shkatërruar atë edhe si shtet po edhe si qytetërim dhe civilizim. Dihet fare mirë qëndrimi i Francës në këtë vendimmarrje pasi që ajo fuqishëm kishte mbështetur një vendim të tillë djallëzorë. Ky vendim kishte lënë si pasojë viktima të shumta nga myslimanët e Irakut.
    E katërta; Kriza afgane, Myslimanët kishin hequr shumë dhe kishin vuajtur jashtë mase nga ana e SHBA-ve, por që kishin bekimin dhe mbështetjen e pakontestueshme të Francës, e cila kishte dërguar forcat e saja në këtë vend për të zhdukur tërësisht nga faqja e dheut duke mos lënë as gjurmët më të vogla të këtij vendi dhe qytetërimit të tij. E tërë kjo ishte ngritur mbi pretekste iluzionare pa asnjë provë faktike. E pasi që kishte qëndruar për dy dekada të tëra si pushtues në vend atëherë ishte ulur në tavolinën e bisedimeve bashkë me talebanët e Afganistanit.
    E pesta; Kriza e Malit, Popullata myslimane në Mali ka vuajtur dhe vazhdon të vuaj nga Franca. E cila që nga kolonizimi i saj e deri në ditët e sotme vazhdon të shfrytëzojë të gjitha pasuritë që ka ky vend.E kur popullata tenton që të ndryshojë gjendjen e vendit për diçka më të mirë, atëherë Franca ndërhynë edhe ushtarakisht që të shuaj të gjitha kryengritjet dhe përpjekjet për të bërë ndryshime në vend.
    E gjashta; Kriza e marrëveshjes së Sykes-Picos, shumë prej myslimanëve vazhdojnë ende të vuajnë pasojat e kësaj marrëveshjeje me anë të së cilës ata janë shndërruar në viktima dhe assesi nuk kanë ndonjë rol ndikues në të.
    Kështu mund të vazhdojmë të analizojmë të gjitha krizat që kanë ndodhur anë e kënd botës dhe do të shohim se në të gjitha këto kriza ka pas gisht edhe vetë perëndimi. E me theks të veçantë Franca. Të gjitha këto kanë ndikuar në vrasje, në persekutime, në dhunë, në terror, në shtypje dhe çka jo tjetër kundër myslimanëve të cilët çdoherë kanë qenë viktima të këtyre forcave.
    Krizat franceze:
    Franca vuan nga kriza ngulfatëse. Kriza që kanë të bëjnë me aspektin lokal dhe global. E ndërsa ajo mundohet vazhdimisht që të krijojë kriza dhe probleme të reja të jashtme për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.
    E para; Presidenti Macron, presidenti i krizave. Politika e Francës ishte e njohur për një formë të rotacionit politik që kishte në mes të asaj djathtiste dhe majtiste. Por, që kohët e fundit politika e Francës kishte kaluar nga një politikë e re dhe aktive në një politikë të plakur dhe pasive. Kjo kishte ndikuar që vendi të përballet me një mori krizash, siç janë ato të korrupsionit, krizat e përçarjes dhe të ndasive politike, etj. E tërë kjo kishte ndikuar që spektri politik të humb fuqinë e vetë tërheqëse gjë që ndikoi dhe lejoi që të ketë ngritje të fuqishme të së djathtës ekstreme në Francë. Kjo është një prej shenjave dhe prej fakteve më të fuqishme të krizave brenda Francës. Truri francez nuk kishte gjetur zgjidhje tjetër dhe nuk kishte gjetur alternativë tjetër për të dal nga kjo krizë përveç Macronit. Macroni njihet si themelues, apo për të cilin është themeluar, krahu i tretë dhe forca e tretë politike në Francë. Kjo ishte bërë e mundur duke përdorë anëtarë nga të dyja forcat politike në vend pra, si nga djathtistët po ashtu edhe nga majtistët. Ata ia kishin trasuar rrugën që të vinte në pushtet, e sikur Franca të mos e shihte një gjë të tillë si rrugëdalje nga kriza, Macroni as që mund të ëndërronte ardhjen e tij në pushtet.
    E dyta; Presidenti Macron, presidenti i krizave. Sikur Macron të ishte president vetëm i krizave dhe kaq, dhe sikur të kishte qenë shkaktarë për tejkalimin e krizave do të llogaritej si një oksigjeno-terapi ndaj spektrit politik të ngulfatur francez. Por, përkundrazi ai kishte filluar që të krijojë kriza gjithë andej. Krizat këto që, me ndikimin e tij, kishin përfshirë Libinë, Armeninë, Greqinë dhe jo vetëm. Ato ishin shtrirë edhe brenda aleancës së NATO-së, Bashkimit Evropianë duke u munduar që të fshihen pas luftës së ftoftë që po ndodhë mes saj dhe Turqisë.
    E treta; Kriza e Francës me Libinë; Franca ishte munduar që të fus Libinë nën kthetrat e veta kolonialiste. E pasi që nuk ia kishte arritur qëllimit atëherë kishte nxitur konfliktin e vjetër që ishte mes myslimanëve të Libisë dhe kolonisë së vjetër italiane. Kjo kishte ndikuar që aso kohe të dyja vendet të kishin tërheqje diplomatike mes tyre. E pasi që kishte dështuar të arrinte një gjë të tillë pasi që Libia kishte mbështetjen e Turqisë, atëherë Macron e kishte dhënë tërë mundin e tij në krijimin e një krize në tërë Lindjen e Mesme. Tërë këtë e kishte bërë duke përdorur armë të vjetra historike dhe gjeografike, si dhe duke u munduar që të përfshijë në konflikt edhe Greqinë dhe Qipron.
    E katërta; Kriza e Francës me Turqinë; Pasi që Franca i kishte krijuar krizë Turqisë nga ana perëndimore e saj, ajo tashmë ishte orientuar drejt krijimit të krizës tjetër kundër Turqisë dhe atë nga ana lindore e saj. E tërë kjo kishte ndodhur pasi që Franca e kishte nxitur Armeninë që të sulmojë Azerbajxhanin, e kjo pasi që taktika e Francës kishte synim që të dobësojë ndikimin dhe fuqinë turke në Lindjen e Mesme. E një gjë e tillë mund të ndodhte vetëm nëse i hapen Turqisë fronte të reja dhe vatra të reja konflikti.
    E pesta; Takimi i Macron me liderin e opozitës bjelloruse; Takime të tilla në traditën dhe protokollet diplomatike njihen si nxitës të krizës në vend. Pra, nxitje kundër pushtetit aktual të vendit. E tërë kjo kishte rezultuar me telefonatën e menjëhershme që ia kishte bërë Vladimir Putini për t’i treguar se çfarëdo lloj tentative për të bërë presion nga jashtë është i pa pranueshëm.
    E gjashta; Vizita e Macronit në Liban pas shpërthimit të fundit; Pas shpërthimit të fundit që kishte ndodhur në portin e Bejrutit në Liban, Presidenti Macron kishte shkuar për vizitë. Ai ishte paraqitur sikur të ishte kujdestari i përhershëm dhe me të drejta të plota ndaj vendit. Po ashtu, ai kishte bërë disa deklarata që ishin të papranueshme për nga aspekti diplomatik dhe politik. E pas një kohe të shkurtër ai ishte rikthyer për një tjetër vizitë. Ai kishte tentuar që të ngjallë reagime dhe të nxis përçarje në mes të spektrit dhe forcave politike në vend. Kjo e kishte shtyrë Hasan Nasrullahin që t’ia jap një mësim të mirë dhe vështirë të harruar.
    Këto janë krizat e Francës dhe assesi nuk mund të llogaritën si kriza të Islamit.
    Disa pretendues mund të pretendojnë se Macron kur i është drejtuar Islamit, nuk e ka pas për qëllim Islamin si fe por, i ka pasë për qëllim pasuesit ekstrem apo rrymat ekstremiste që mund të jenë brenda Islamit.
    Një pretendim i tillë është i paqëndrueshëm, pasi që opozita ekstreme është një parim që nuk mund të ndahet as nuk mund të përpjesëtohet. Pra, kush del kundër ekstremizmit islamik nuk ka mundësi që të mbështes ekstremizmin sionist. E kush e lufton terrorizmin islamik nuk mund të jetë mbështetës i terrorizmit sionist.
    Macron është prej mbështetësve sionist. E dihet mirë se lëvizjet sioniste janë prej lëvizjeve ekstremiste, terroriste, raciste, prandaj si mund të jetë mbështetës i terrorizmit në njërën anë dhe luftues i terrorizmit në anën tjetër.
    Një ndasi e tillë tregon qartë se një njeri i tillë nuk mund të jetë parimorë dhe se një gjë e tillë bëhet me qëllim të marrjes së simpatisë nga ana e krahut politik majtist në vend. E tërë kjo ndodh sepse zgjedhjet në Francë janë afruar.
    Franca dëshiron që të luftojë ‘’ekstremizmin islam’’ por që një luftë të tillë është duke e zhvilluar me ‘’ekstremizëm sekularist’’. Macroni në fjalimin e tij të fundit e kishte thënë shumë qartë se ai do të iniciojë miratimin e një ligji që do të detyronte çdo shoqatë që ka nevojë për mbështetje financiare nga shteti që të nënshkruaj Kartën e Sekularizmit. Një ligj i tillë nuk ka nevojë që të komentohet më tepër pasi që dihet mirë se Pakti Laik Francez do të vështirësoj ngulfatjën e programeve të këtyre shoqatave.
    Veprime të tilla nuk kanë mundësi që të interpretohen në asnjë mënyrë tjetër vetëm se si ngulfatje ndaj shoqërisë, e të rënduarit dhe ngulfatja nuk janë zgjidhje e krizës. Përkundrazi, ato janë vetëm thëllim i krizës dhe asgjë më tepër.
    Islami nuk është në krizë përkundrazi, Franca është në krizë.
    Kur Franca ishte në krizën fundosëse me nazistët, ajo nuk kishte gjetur vështirësi nga ana e myslimanëve të Afrikës së Veriut. Përkundrazi, asaj nuk i ishte mundësuar ndryshe triumfi vetëm se përmes një mbështetjeje të tillë që i kishte ardhur. Aso kohe, klasa politike e Francës nuk ishte shprehur se Islami është duke kaluar në kriza globale. E as që ishin shpreh se pasuesit e Islamit ishin futur në konflikt me të tjerët jashtë tokës së tyre dhe jashtë kufijve të tyre gjeografik.
    Kur Franca ishte në krizë ekonomike nuk kishte gjetur asnjë pengesë në shtrirjen e saj jashtë vendit, në shfrytëzimin e pasurisë së vendeve tjera, dhe në kolonializmin që ia kishte bërë vendeve të afërta me të. Ajo nuk kishte gjetur asnjë formë tjetër të rrugëdaljes vetëm se në këtë mënyrë. Pra, ajo kishte arritur që të dal nga kriza ekonomike vetëm se duke u mbështetur në kurrizin e të tjerëve. E që shumë prej këtyre viktimave kishin qenë pikërisht myslimanët. Ajo kishte punuar tej mase që t’ua ndryshonte gjuhën e tyre, fenë e tyre, kulturën e tyre dhe vetë identitetin e tyre. Në shumë raste kishte dështuar por në disa të tjerë kishte arritur që të krijojnë kriza të reja.
    Sot dhe jo dje, Franca vuan nga kriza të shumta që nuk ka mundësi të tejkalojë vetëm se duke shfrytëzuar pasuritë e të tjerëve siç është Mali dhe Algjeria. Për këtë arsye, tek këto dy vende, kohëve të fundit kemi parë simbole, retorikë dhe fjalime që janë në mbështetje të Francës. E sikur Franca të mos kishte shfrytëzuar potencialet e fuqisë nukleare të uraniumit që ndodhet në Mali, sot Franca do të përballej me krizën e energjisë elektrike. Ajo do të kishte të njëjtat probleme që ka edhe vetë Libani dhe shumë vende të tjera.
    Për këtë arsye, Franca ia ka miratuar vetës ndërhyrjen ushtarake në Mali për vite të tëra. Dhe për këtë arsye, Ministri i Punëve të Jashtme pas një grushtshteti që kishte ndodhur atje ishte shprehur se një gjë e tillë është një ngjarje shumë e rrezikshme.
    Po, është shumë e vërtetë se një ngjarje e tillë është ngjarje e rrezikshme por ajo është e rrezikshme për ekonominë e Francës. Ajo është e rrezikshme për krizën ekonomike franceze dhe nuk është problematikë e Islamit. Pra, ajo ka të bëjë me krizën franceze dhe assesi nuk ka të bëjë me krizën islame.
    Islami nuk është në krizë, frankofonia është në krizë
    Franca që nga kohët e hershme është në krizë dhe në konflikt të vazhdueshëm me anglosaksonët. Ky konflikt është në aspektin kulturorë dhe civilizues. Franca, ka bërë të pamundurën dhe ka dhënë tërë mundin e saj që të imponojë gjuhën franceze tek vendet tjera të botës. E sidomos në ato vende që kanë qenë të pushtuara nga Franca, kjo ka qenë edhe arsyeja se përse është themeluar Organizata Botërore e Frankofonisë.
    Franca jep tërë mundin e saj që të imponojë frëngjishten në mbarë botën, në shërbim të kësaj ajo ka vu instrumentet më të larta shtetërore siç janë Ministria e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe Ministria e Tregtisë. Të gjitha këto janë vu në shërbim me moton: Kush e flet Gjuhën Frënge veçse ka blerë produktet frënge. Edhe përkundër tërë kësaj mbështetjeje dhe tërë kësaj përkrahjeje që ka Gjuha Frënge ajo, fatkeqësisht, nuk ka njohur asgjë më shumë sesa kriza dhe rënie. Nëse i referohemi rangimit botërorë të gjuhëve e gjejmë gjuhën frënge të ranguar në vendin e tetë. Pra, ajo vije pas gjuhës ruse, portugeze, etj. E ndërsa sa i përket Gj. Arabe, e cila nuk ka asnjë mbështetje përveç begatisë së Zotit, e gjejmë të ranguar në vendin e katërt në nivel botërorë. Atëherë kush është duke kaluar dhe duke përjetuar kriza në vend, Islami apo Franca? Gjuha Arabe apo Gjuha Franceze?
    Me të vërtetë, kriza globale franceze ka detyruar Macronin që të hartojë një strategji të re të njohur si ‘’Strategjia Ndërkombëtare e Francës për Gjuhën Franceze dhe Multilingualizmin’’. Kjo strategji ishte shpallur me 20 Mars, 2018 e që ishte në të njëjtin ditë me ditën ndërkombëtare të frankofonisë.
    Duke e pas parasysh krizën botërore që është duke e kaluar Franca dhe frëngjishtja, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës është detyruar që në Mars të vitit 2019 të shpallin një strategji të re të njohur me moton ‘’Përhapja e Gjuhës Frënge, prioritet i diplomacisë franceze’’. Për realizimin e saj janë vënë një mori synimesh dhe veprimeve që duhet të ndërmerren.
    Për të përmirësuar nivelin e Gjuhës Frënge brenda Francës, planet e brendshme të Republikës së Francës janë detyruar që të miratojnë ligje mbi hapjen dhe bashkëjetesën me të tjerët. Ajo kishte punuar mjaftë që të shuaj barrierat që ishin krijuar dhe kishin ndikuar në vetizolim të Francës. Ajo filloj që të punojë në të bashkëjetuarit me gjuhët dhe kulturat e huaja. Këtë e kishin bërë duke futur një gjë të tillë në vetë sistemin e planprogrameve mësimore duke filluar që nga viti 2020-2021.
    Marroni, në Shkurt të vitit të kaluar, kishte bërë publike se do ndalonin sistemin e provimeve zgjedhore në gjuhë të huaja. Sistem ky që është i njohur si ELCO dhe nga i cili përfitojnë rreth 80000 nxënës. Një sistem i tillë funksionon në bazë të marrëveshjeve individuale që bëhen nga shtete të ndryshme. Një gjë të tillë e ka edhe Mali.
    Macron në një prononcim të tij kishte thënë se që nga fillimi i vitit të ri shkollorë, pra që nga Shtatori 20202, një sistem i tillë do të mbyllet. Pra, do të ndalohet që në gjuhë të tjera të mësohet gjuha, kultura dhe civilizimi francez. Kjo do të ndodh në tërë tokën franceze.
    Një deklaratë e tillë nuk mund të dal vetëm se nga një shtet apo klasë politike që është në fundosje e sipër.
    Si ka mundësi që një i fundosur të flas për krizën globale të Islamit?
    Këto janë disa vërejtje dhe disa aludime rreth Francës dhe krizave të saja. E ndërsa sa i përket popullatës franceze, aty mund të gjejmë njerëz që nuk kanë mundësi të harrojnë rolin dhe ndihmën e ofruar nga vendet arabe dhe myslimanët. E kjo pasi që të njëjtit e kishin ndihmuar dhe e kishin përkrahur në luftën e saj çlirimtare kundër nazistëve. Në mesin e tyre ka edhe njerëz fisnik dhe të ndershëm, me të cilët na lidhin shumë gjëra të përbashkëta. Me ta dhe të tjerë mund të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë mbi parimin e ‘’Etikës së Bashkëpunimit’’. Term ky që është përdorur nga mendimtari i njohur algjerian, Taha Abdurrahman. E kjo pasi që Zoti, na është drejtuar edhe neve edhe atyre, me këtë citat të Kuranit na tregon se ‘’Dhe bashkëpunoni në të mirë dhe devotshmëri e mos bashkëpunoni në mëkate dhe të keqe’’. Prej këtu buron edhe vetë parimi i etikës së bashkëpunimit, pasi që Zoti thotë ‘’Vërtetë, Ne ju kemi krijuar nga një femër dhe një mashkull dhe ju kemi bërë popuj e fise që të bashkëpunoni’’.