Kroacia fiton me shumë mund ndaj Ukrainës, kualifikimin e kërkon me anë të ‘Play-Off’

Kombëtarja e Kroacisë ka fituar në udhëtim te ajo e Ukrainës me rezultat 2-0.

Kroacia ka arritur të shënoj një fitore të madhe në udhëtim te Ukraina, fitore kjo e cila ia siguron ndeshjen ‘Play-Off’, e cila mund ta kualifikoj për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Fitorja e Kroacisë ishte shumë e vështirë, pasi në ndeshjen e parë nuk arritën ta gjejnë assesi golin edhe përkundër rasteve të krijuara dhe kështu në pushim shkuan me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Kroacia hyri e uritur duke gjetur shpejt golin e parë me anë të Andrey Kramaric, i cili shënoi në minutën e 62-të për 1-0 pas asistimit të Luka Modricit.

Kramaric ishte heroi i Kroacisë me dy gola të shënuara
Sulmuesi Kramaric shënoi edhe golin e dytë për epërsinë 2-0, gol ky që erdhi në minutën e 70-të pas asistimit të Ivan Rakiticit dhe ia siguroi fitoren e madhe.

Pas kësaj fitore, Kroacia e sheh veten në vendin e dytë në Grupin I 20 pikë duke siguruar ndeshjen ‘Play-Off’, ndërsa vendi i pari shkoi për Islandën me 22 pikë.