Kroacia nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia, nesër do ta dërgojë kontigjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se për këtë kanë organizuar një ceremoni në Zagreb.

Ministria thotë se kontigjenti i ri do të dërgohet në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Kosovë.

“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ceremonia do të mbahet nesër në orën 15:00 dhe në të do të pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq