Kroaci:Kolinda Kitaroviç humb zgjedhjet, president zgjidhet ish-kryeministri

Ish kryeministri Zoran Milanoviç, kandidat i partisë Social Demokrate që është në opozitë, do të jetë presidenti i ardhshëm i Kroacisë.

Në raundin e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve, Milanoviç fitoi 52,7% të votave, ndërsa presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç, kandidate e qendrës së djathtë të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) fitoi 47.3% të votave.

Roli i presidentit është kryesisht ceremonial në Kroaci. Kreu i shtetit nuk mund të bëjë veto ndaj ligjeve, por ka rëndësi në çështjet e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë.

Milanoviç, i cili shërbeu si kryeministër nga 2011 deri në 2015, zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me një premtim për të luftuar korrupsionin, për të cilin ai tha se ishte rritur që kur ai humbi pushtetin ndaj konservatorëve.

“Fitorja e Milanoviçit është një erë në lundrimet e Social Demokratëve dhe do të forcojë partinë përpara një votimi parlamentar”, tha analisti politik Branko Caratan për televizionin shtetëror.

Në raundin e parë të zgjedhjeve dy javë më parë, Milanoviç mundi 11 kandidatë të tjerë për të dalë i pari me 29.6% të votave, me Grabar-Kitaroviç në vendin e dytë me 26.7%.

“Për mua secila palë në nivelin zyrtar do të jetë e njëjtë. Unë do të bashkëpunoj me të gjithë ata që do të kenë fuqinë ekzekutive. Unë nuk do të bëj ndarje midis qytetarëve kroatë, “u tha Milanoviç mbështetësve të tij në selinë partisë.

Presidentja në largim Grabar-Kitaroviç në fjalimin e saj i uroi Milanoviçit një mandat të suksesshëm pesë-vjeçar i cili fillon në shkurt.

“Ishtë në interesin e vendit tonë që duhet të ruajë stabilitetin,” tha ajo./tch