Kompania rajonale e ujësjellësit KRU “Mitrovica” ka njoftuar se janë anuluar kufizimet e ujit që janë vendosur dita ditë më parë për qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderaj.
KRU “Mitrovica” ka bërë apel për mos përdorimin e ujit për pije deri në raportin përfundimtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepenci” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë. Vini re:uji, ende të mos përdoret për pije deri në raportin e IKSHPK-së. ai të përdoret vetëm për higjienë”, thuhet në njoftim.