KRU “Prishtina” bën thirrje për shpenzim racional të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka bërë thirrje që të ketë shpenzim racional të ujit në këto temperatura të nxehta që të ketë shpërndarje të barabartë për secilën zonë.

Sipas KRU “Prishtina”, kërkesa për ujë është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të temperaturave.

Por ata thonë se kjo po shoqërohet edhe me keqpërdorime të mëdha.

“Kjo është arsyeja pse disa zona të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm, ani pse ne po bëjmë çmos që të ketë shpërndarje të barabartë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.