Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në selinë e aleancës në Bruksel, raporton Anadolu.
Burime diplomatike turke thanë se Fidan dhe Rutte diskutuan përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, si dhe çështjet e sigurisë në Detin e Zi.
Përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Ankara në muajin korrik të vitit 2026 dhe kontributet e industrisë turke të mbrojtjes për anëtarët ishin gjithashtu në agjendë.
Samiti i i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në kryeqytetin turk Ankara më 7 dhe 8 korrik të vitit 2026.







