Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dhe Jordanisë, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në platformën turke të mediave sociale NSosyal njoftoi se takimi u mbajt në kryeqytetin Ankara.
Nuk u dhanë menjëherë detaje të tjera.
Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit përfshin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin, Bahreinin dhe Omanin.


