Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, është takuar në kryeqytetin turk Ankara me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi takimin në platformën sociale turke NSosyal, ku u postua edhe një fotografi nga takimi.
Nuk u dhanë detaje të menjëhershme lidhur me takimin.


