Pas të shtënave masive vdekjeprurëse në Sydney, kryeministri australian, Anthony Albanese, tha se “nuk ka vend për dhunë dhe urrejtje në vend, transmeton Anadolu.
Sipas zyrtarëve australianë, të paktën 12 persona janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur në një incident të të shtënave masive në Plazhin Bondi në Sydney.
“Nuk ka vend për këtë dhunë urrejtjeje dhe terrorizëm në kombin tonë. Më lejoni të jem i qartë, ne do ta zhdukim atë”, tha Albanese në një konferencë për media.
“Ky është një sulm i synuar ndaj australianëve hebrenj”, tha ai, duke e quajtur incidentit “terrorizëm”.
“Australia nuk do t’i nënshtrohet kurrë përçarjes, dhunës ose urrejtjes”, shtoi ai.
Kryeministri australian foli për mediat pasi mbajti një takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Canberra.




