Kryeministri i Etiopisë: Mercenarët e huaj po luftojnë përkrah TPLF-së kundër ushtrisë

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, pohoi se në rajonin Wollo mercenarët e huaj po luftojnë me Frontin Çlirimtar Popullor Tigray (TPLF) kundër ushtrisë etiopiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mercenarët e huaj po luftojnë së bashku me TPLF kundër ushtrisë”, tha kryeministri Ahmed pas takimit me zyrtarë të lartë etiopianë në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm në vend, sipas lajmit të televizionit etiopian FANA.

Duke theksuar se ka “luftëtarë të bardhë” në mesin e luftëtarëve të huaj nga vende të ndryshme, Ahmed tha se TPLF po shfrytëzon njerëzit në luftën e saj kundër ushtrisë.

Duke përmendur se ushtria ka miratuar një strategji të re në konflikt, kryeministri Ahmed tha: “Ushtria shpartalloi sulmin nga forcat ilegale. Etiopia është në një pozicion më të mirë për të fituar luftën”. /aa