Kryeministri i Indisë, Narendra Modi falënderoi presidentin rus Vladimir Putin për përpjekjet e tij për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe e cilësoi Rusinë si “një mike që vjen për të ndihmuar në çdo rrethanë”, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në mediat indiane, Modi u takua me diasporën indiane në Moskë ku ai bëri një vizitë zyrtare.
Duke e cilësuar Rusinë si “mike dhe aleate të besueshme të Indisë që vjen për të ndihmuar në çdo rrethanë”, Modi theksoi se marrëdhëniet me Rusinë do të përparojnë gjithmonë pozitivisht.
Modi falënderoi Putinin për përpjekjet e tij për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Ai theksoi se marrëdhëniet Moskë-New Delhi “bazohen në një themel të fortë dhe besim reciprok”.
Putin dhe Modi dje zhvilluan një takim jozyrtar në Moskë. Në pamjet e ndara u vërejt se dy liderët shëtitën zonën ku ndodhej rezidenca me një automjet të vogël elektrik.
Sot është planifikuar që Putin dhe Modi të takohen në një seri mbledhjesh zyrtare në formate të ngushta dhe të zgjeruara.




