Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri izraelit i bashkohet Bordit të Paqes para takimit me Trumpin në...

Kryeministri izraelit i bashkohet Bordit të Paqes para takimit me Trumpin në Washington

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu bashkua zyrtarisht Bordit të Paqes përpara një takimi në Washington me presidentin amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Netanyahu nënshkroi si anëtar i bordit në Blair House, rezidenca zyrtare e mysafirëve e presidentit të SHBA-së, gjatë një takimi me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Pamjet e nënshkrimit u publikuan nga media përmes rrjetit social amerikan X.

Më 22 janar, përfaqësues të 19 vendeve nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Bordi i Paqes u krijua në kuadër të përpjekjeve për zgjidhje paqësore në Gaza. Washingtoni ka bërë të ditur se që atëherë nismës i janë bashkuar edhe shtete të tjera.

Takimi i parë është planifikuar të mbahet në Washington dhe pritet të zhvillohet në nivel liderësh, të ftuar nga administrata e Trumpit për të marrë pjesë në këtë organizëm.

Mbledhja e fondeve për rindërtimin e Gazës pritet të jetë tema qendrore e takimit.