Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu bashkua zyrtarisht Bordit të Paqes përpara një takimi në Washington me presidentin amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.
Netanyahu nënshkroi si anëtar i bordit në Blair House, rezidenca zyrtare e mysafirëve e presidentit të SHBA-së, gjatë një takimi me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Pamjet e nënshkrimit u publikuan nga media përmes rrjetit social amerikan X.
Më 22 janar, përfaqësues të 19 vendeve nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Bordi i Paqes u krijua në kuadër të përpjekjeve për zgjidhje paqësore në Gaza. Washingtoni ka bërë të ditur se që atëherë nismës i janë bashkuar edhe shtete të tjera.
Takimi i parë është planifikuar të mbahet në Washington dhe pritet të zhvillohet në nivel liderësh, të ftuar nga administrata e Trumpit për të marrë pjesë në këtë organizëm.
Mbledhja e fondeve për rindërtimin e Gazës pritet të jetë tema qendrore e takimit.

