Kryeministri Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje për vaksinim tek qytetarët e Kosovës.

Këtë Kurti e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Vaksinohu.#Bashkëiadalim”, shkruan në fotografinë e postuar nga kryeministri Kurti.

Ndryshe, institucionet shëndetësore po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19, veçanërisht nga varianti Delta i cili poashtu është përhapur edhe në Kosovë.