Kryeministri Mustafa i tonditur nga sulmet terroriste në Stamboll

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i tronditur pas sulmeve në Stamboll, që lanë të vdekur dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë u lënduan.

Përmes një shkrimi në Twitter, kryeministri Mustafa ka dënuar këto akte terroriste, duke i shprehur ngushëllime Qeverisë dhe popullit turk.

“I tronditur nga lajmet për sulmet në Stamboll. Qeveria e Kosovës i dënon këto akte të terrorit. Ngushëllimet tona për Qeverinë dhe popullin turk”, shkruan Mustafa.