Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës ka qartësuar se nuk heziton t’i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij, porse është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar.

Ndër të tjerë në letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi thuhet: “Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”.

“Por jam i detyruar te perseris ate qe kam pyetur ne letren time te fundit, e per te cilen nuk kam

marre pergjigje. Shprehimisht kam thene: E kam te qarte qe situata aktuale nuk lejon mbajtjen e

zgjedhjeve, dhe kjo eshtii dirka qe· ne nuk po kerkojme te” behet tani, par sapo te krijohen kushtet pas kalimit

te·pandemise·. Mirepo ajo qe· nuke kam te qarte~ eshte standardi i dyfishte qe Ju dhe partite· politike po tentoni

ta impononi ne rruge jokushtetuese, pas ketij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon ne aspekt formal dhe

material nga praktikat e mehershme. Ndoshta dote mund te na sqaroni kete?

Une kam kerkuar sqarim lidhur me kete, dhe jam akoma ne pritje te pergjigjes suaj”, thuhet ne leter.