Kryeministri Rama votohet në postin e ministrit të Jashtëm

Kuvendi miratoi këtë të hënë dekretin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Kryeministrit Edi Rama në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 77 vota pro dhe një abstenim miratimin e dekretit presidencial për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e me 78 vota edhe emërimin e kryeministrit Edi Rama në postin e kryediplomatit.Këto ndryshime u dekretuan disi me vonesë nga Presidenti Ilir Meta, pasi më herët çështja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u veçua nga ndryshimet e tjera të kabinetit qeveritar, për shkak të refuzimit për dekretim të propozimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, raporton tch. Pas votimit të këtyre dekreteve, janë miratuar edhe pr.ligjet e tjera në agjendën e punimeve të seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar.