Kryeministri turk: Po ia shtypim kokën terrorizmit

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım deklaroi se “Dega e Ullirit është operacion për t’i shtypur kokën terrorizmit në vendin ku ndodhet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të Partisë AK në qytetin turk Tekirdag foli për operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin ku tha se populli po jep mbështetje të plotë për këtë operacion.

“Edhe pse ka disa që nuk e durojnë atë brenda dhe jashtë, ky operacion po vazhdon me një vendosmëri dhe sukses të madh. Ata të cilët nuk dëshirojnë që të kuptojnë se çfarë është operacioni ‘Dega e Ullirit’ për fat të keq po përpiqen që ta ndryshojnë perceptimin duke bërë propagandë të zeza ndaj operacionit”, tha ai.

Ai theksoi se “Dega e Ullirit” është operacion për t’i shtypur kokën terrorizmit në vendin ku ndodhet”, Yıldırım.

“Operacioni ‘Dega e Ullirit’ është operacion i shpëtimit të vëllezërve tanë arabë, kurdë e turkmenë të cilët vuajnë nga persekutimi. Ky operacion është për t’i dhënë fund dhe për të shkatërruar shtetin dhe brezin terrorist, të cilin imperialistët po përpiqen ta themelojnë përgjatë kufijve tanë”, tha Yıldırım.

Kryeministri turk vuri në dukje se operacioni po realizohet për ofrimin e sigurisë së jetës dhe të pronës së qytetarëve si dhe për mbrojtjen e kufijve shtetërorë dhe se nuk ka asnjë qëllim kundër civilëve.

Duke vënë në dukje se ata të cilët pësojnë janë ata të cilët jetojnë në Hatay dhe Kilis, (qytete në kufi me Sirinë), Yıldırım, rikujtoi se gjatë 15 ditëve të fundit në këto qytete janë kryer më shumë se 90 sulme me raketa.

Yıldırım theksoi se operacioni po realizohet me të drejtë dhe se ushtria turke kuadër të kësaj po shkruan një histori.

“Ky operacion nënkupton ndërgjegjen e gjithë njerëzimit. Por, ne asnjëherë nuk tregojmë tolerancë për ata të cilët kapen në propaganda të organizatave terroriste dhe përpiqen të hedhin hije mbi operacionin e realizuar. Armiqësia e disave ndaj Partisë AK është rritur aq shumë sa që nuk hezitojnë që t’i thonë të zezë asaj që është e bardhë dhe të bardhë asaj që është e zezë”, u shpreh Yıldırım.

Ai tha se PKK, PYD, YPG dhe DEASH janë udhëtarë të të njëjtës rrugë. Yıldırım shtoi se këta nuk kanë asgjë të shenjtë dhe se ato janë strukturuar mbi bazën e vrasjes dhe të dhunës. Kryeministri Yıldırım vuri në dukje se realizimi i aktiviteteve të këtyre organizatave terroriste me emra të ndryshëm nuk do të arrijë të mashtrojë popullin.