Kryeministri Yıldırım bisedë telefonike me homologun irakian

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut Hajdar el-Ibadi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e Shtypit të Kryeministrisë thuhet se gjatë bisedës telefonike Yıldırım dhe Ibadi kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe.

Në bisedë është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me shtetin fqinj dhe mik Irakun në luftën kundër terrorizmit. Më tej thuhet se në kuadër të marrëdhënieve fqinjësore nga Iraku, i cili ka arritur sukses ndaj DEASH-it, pritet të marrë masat e nevojshme edhe ndaj organizatës terroriste PKK.

Në bisedë është potencuar se në mes dy shteteve ekziston një potencial serioz për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe çështjeve tjera ekonomike.