Kryeministrja suedeze: Negociatat me Turqinë do të marrin pak kohë

Magdalena Andersson

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, deklaroi se bisedimet me Turqinë për anëtarësimin e vendit të saj në NATO po vazhdojnë dhe negociatat do të marrin pak kohë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për agjencinë zyrtare suedeze të lajmeve TT, Andersson vlerësoi qasjen e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Duke thënë se ata vazhdojnë dialogun me Turqinë, Andersson tha: “Kam pasur një bisedë të këndshme dhe pozitive me Presidentin Erdoğan këtë fundjavë. Suedia dhe Finlanda do të vazhdojnë bisedimet e tyre dypalëshe dhe trepalëshe me Turqinë në të ardhmen e afërt, por negociatat do të marrin pak kohë”.

Duke theksuar se ajo pret me padurim negociatat me Turqinë, Andersson shtoi se ata janë një nga vendet e para që e vendosën PKK-në në listën e grupeve terroriste. /aa