Kryesia e Kuvendin cakton datën e seancës për formimin e qeverisë, Konjufca: Nuk jap dorëheqje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konufac, ka njoftuar se të hënën e javës së ardhshme do të mbahet seanca plenare e formimit të qeverisë së re.

Konjufca, ka njoftuar se seanca do të zhvillohet nga ora 11:00.

“Sipas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që seanca plenare e formimit të qeverisë të mbahet me datën 3 shkurt, kemi vendosur që seanca të mbahet po në atë ditë në orën 11:00”, tha ai.

I pyetur nëse do të jap dorëheqje nga funksioni i Kryeparlamentarit, për t’i hapur kështu rrugë formimit të qeverisë së re në koalicion me LDK-në, Konjufca ka mohuar se do të ndodh një gjë e tillë.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjes, unë mendoj që është koha e emërimeve”, u shpreh ai duke refuzuar të heq dorë nga posti i Kryekuvendarit.