Kryesia e Kuvendit procedon projektligjin për Zgjedhje për mendim në qeveri

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri.