Kryqi i Kuq: Ukraina në krizë humanitare

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po paralajmëron se Ukraina përballet me një “krizë shkatërruese humanitare” pasi shifrat e viktimave po rriten dhe spitalet luftojnë për ta përballuar.

Në një deklaratë nga Gjeneva, KNKK thotë se qasja për të përmbushur mandatin e saj sipas Konventave të Gjenevës duhet të jepet tani dhe “të mos vonohet deri në një armëpushim të mundshëm në të ardhmen”.

Deklarata parashtron detyrimet e palëve ndërluftuese sipas Konventave të Gjenevës, duke përfshirë ndalimin e sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, qasjen në kujdesin shëndetësor, mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, mbrojtjen e të plagosurve ose të burgosurve dhe qasjen e KNKK-së ndaj atyre i ndaluar. /koha