Kthehen nga Siria 11 kosovarë

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur konferencë për medie lidhur me kthimin në Republikën e Kosovës së 11 qytetarëve nga zonat e konfliktit në Siri.

Ministri Xhelal Sveçla tregoi që me 17 korrik Qeveria e Kosovës me ndihmën e ShBA-së ka kthyer 11 shtetas kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri.

“Me datën 17 korrik 2021 Qeveria e Kosovës me ndihmën e ShBA-së ka kthyer nga Siria 1- qytetarë. Falë nivelit të lartë profesional të institucioneve të vendit ky proces është realizuar karshi parametrave. Si ministër do të doja që të gjithë personat që kanë marr pjesë në luftimet që kanë kryer krime do të dalin para drejtësisë. Qeveria mbeten të përkushtuar në shërbimin ndaj qytetarëve të vet”, tha Sveçla, raporton EO.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se nga 11 personat që janë kthyer nga Siria, 6 prej tyre janë burra, një grua dhe katër fëmijë.

E që nga kthimi i qytetarëve kosovarë deri më tani janë kthyer 253 persona.Mehmeti tregoi që ende ka qytetarë vendas që qëndrojnë atje, mirëpo që nuk ka treguar për numrin e tyre pasi që tha se të dhënat janë duke u përpunuar.

“Policia e Kosovës me kohë ka identifikuar kërcënimet që paraqesin ideologji ekstremiste. Falë angazhimeve situata aktuale e sigurisë është më ndryshe për ndalim nga ajo në 2013/14. Policia e Kosovës pas një angazhimi disa mujor ka finalizuar operacionin për kthimin e qytetarëve nga zonat e konfliktit dhe kanë filluar tash e disa muaj. Gjatë këtij operacioni janë kthyer 11 personave 6 burra, 1 grua dhe katër fëmijë”, tha Mehmeti.

Ai shtoi se të gjithë personat i janë shtruar ekzaminimit shtetërore dhe 3 prej tyre kanë nevojë për trajtim të mëtutjeshëm.

“253 persona janë kthyer deri më tani. Është edhe një numër që qëndrojnë atje, dhe është duke u përpunuar dhe nuk është lehtë të hetohet një numër i saktë por ne jemi duke punuar”, u shpreh Mehmeti.

Mehmeti nuk ka kthye përgjigje kur është pyetur se sa është numri i kosovarëve që janë vra në zonat e konfliktit.