Kthehet zakoni i iftareve të përbashkëta në xhamitë e shenjta pas dy vitesh

Pas dy viteve të kufizimeve të COVID-19, dy xhamitë e shenjta në Mekë dhe Medine do të lejojnë përsëri ritualet e zakonshme të Ramazanit, duke përfshirë itikafin dhe shtrimin e iftareve të përbashkëta- një kthim në normalitet shumë i mirëpritur nga qytetarët dhe banorët.

Përpara COVID-19, besimtarët ftoheshin në iftare në dy xhamitë e shenjta për iftar nga filantropë që ofronin vakte për iftar në vende të caktuara. Shpërndarja e vakteve të iftarit u lejua vitin e kaluar në Ramazan, por këtë vit, kryetari i Kryesisë së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta Abdurrahman Al-Sudais njoftoi kthimin e vakteve të iftarit të përbashkët në dy xhamitë.

Dy mijë leje janë dhënë për të interesuarit për këtë formë bamirësie. Për disa familje saudite, ofrimi i vakteve të iftarit në të njëjtin vend në rrethinat e xhamive është bartur ndër breza.

Ndërkohë, Presidenca e Përgjithshme do të nisë disa programe për ofrimin e shërbimeve tjera për besimtarët gjatë Ramazanit. Mbi 12,000 punëtorë do të shërbejnë në xhaminë e madhe të Mekës.

Janë vendosur masat për kontrollin e turmave gjithashtu, me zona lutjesh të caktuara për personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit. /mesazhi