Ballina Artikuj O Zot ruaje Shqipërinë tonë!

O Zot ruaje Shqipërinë tonë!

Hoxhë Halil Avdulli

Shqipëria po përjeton protesta të ashpra kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sonte, në Tiranë, përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit janë përshkallëzuar sërish.

Qeveria duhet të kuptojë se autoriteti nuk matet me forcën që ushtron ndaj qytetarëve, por me përgjegjësinë që tregon ndaj tyre.

Protestuesit, nga ana tjetër, duhet të dëshmojnë se mund të jenë të vendosur pa qenë të dhunshëm dhe të zëshëm pa humbur arsyen.

O Zot ruaje Shqiperine tone!