Ballina Sport Futboll Vedat Muriqi shënon gol në fitoren e Fenerbahçes

Vedat Muriqi shënon gol në fitoren e Fenerbahçes

Vedat Muriqi ka kontribuar me një gol në fitoren e skuadrës së Fenerbahçes.

Fenerbahçe e mposhti Alanyasporin me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së tetë të elitës së futbollit turk.

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, në lojë u inkuadrua në minutën e 81-të, kurse gjashtë minuta më pas realizoi për 3:0.

32-vjeçari në 13 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime.

Dy golat e tjerë për Fenerin i shënuan Romelu Lukaku dhe Kerem Akturkoglu.