Ballina Sport Futboll Zhegrova projektohet titullar kundër Lazios

Zhegrova projektohet titullar kundër Lazios

Vetëm brenda pak javësh, Edon Zhegrova është shndërruar nga një zëvendësues në një lojtar potencial kyç për skuadrën e Juventusit.

I lënë jashtë listës për Ligën e Evropës, Zhegrova i ka bërë përshtypje trajnerit të Juvventusit me paraqitjet e tij kundër Sassuolos, Atalantas dhe Cagliarit, ndeshje këto që u inkuadrua në pjesën e dytë.

Kështu që, Luciano Spalletti e ka projektuar Zhegrovën si startues në ndeshjen e radhës në kampionat, të cilën Juventusi e luan kundër Lazios, kanë raportuar mediumet në Itali.

Për Zhegrovën, kjo do të ishte ndeshja e tij e parë këtë sezon që luan nga minuta e parë dhe Spalletti pret një tjetër paraqitje të mirë nga futbollisti kosovar.

Zhegrova deri më tani, ka dy gola e një asistim në Serie A kurse në ndeshjen e fundit me Cagliarin, i dha impuls lojës së Juventusit me t’u inkuadruar duke krijuar raste shënimi.

27-vjeçari, aktualisht ka pesë ndeshje të luajtura apo 117 minuta lojë në kampionatin italian kurse Juventusit iu bashkua verën e shkuar.

Ndeshja Juventus – Lazio, i takon xhiros së shtatë në Serie A dhe luhet të dielën nga ora 20:45.