“Ku është mami?” – Vajza palestineze shpëtohet nga rrënojat pas sulmit ajror në Gaza

“Ku është mami?” ishin fjalët e para të një vajze të vogël palestineze, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile e nxorën nga rrënojat pas një sulmi ajror izraelit që goditi shtëpinë e saj në qytetin e Gazës natën e kaluar.

Sipas raportimeve nga Al Jazeera, ekipet e shpëtimit, të pajisura vetëm me duart e tyre, arritën të shpëtojnë vajzën pas orësh të tëra kërkimesh në rrënoja, në një prej sulmeve më të rënda të ditëve të fundit.

Fati i nënës së vajzës, ashtu si dhe i shumë pjesëtarëve të tjerë të familjes, mbetet ende i panjohur.