Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hezbollahu kundërshton marrëveshjen mes Izraelit dhe Libanit

Hezbollahu kundërshton marrëveshjen mes Izraelit dhe Libanit

Hassan Fadlallah

Lëvizja Hezbollah ka kundërshtuar marrëveshjen e nënshkruar mes Izraelit dhe Libanit në Uashington. Deputeti i Hezbollahut, Hassan Fadlallah, deklaroi se rruga e ndjekur nga autoritetet libaneze përbën lëshime të njëanshme dhe të panevojshme, të cilat, sipas tij, dëmtojnë interesat e vendit dhe favorizojnë Izraelin. Ai paralajmëroi gjithashtu se marrëveshja mund të krijojë ndarje të rrezikshme brenda Libanit. /mesazhi