Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu të hënën ngushëllimet e saj për shpërthimin vdekjeprurës në një fabrikë çeliku në Turqi, ku humbën jetën të paktën 16 persona, transmeton Anadolu.
“Jam thellësisht e pikëlluar nga lajmi për shpërthimin në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Aliaga. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave”, shkroi von der Leyen në platformën sociale amerikane X.
“I dashur @RTErdogan (presidenti turk Recep Tayyip Erdogan), mendimet e mia janë me Turqinë në këtë moment të vështirë”, shtoi ajo.
Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u lënduan, përfshirë dy në gjendje të rëndë, nga një shpërthim në një fabrikë të hekurit dhe çelikut në rrethin Aliaga të qytetit të Izmirit gjatë zëvendësimit të një furre.


