Kualifikimet e Amerikës së Jugut, ekipi i madh nuk do të luajë në “Botërorin 2018”

Kili dështoi të kualifikohet në “Kampionatin botëror 2018”.

Brazili mposhti Kilin me rezultat 3:0 në xhiron e fundit të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

Skuadra vendase e kishte siguruar kualifikimin për në garën e madhe në Rusi.

Por, humbja bëri që Kili të mbetet pa u kualifikuar në “Botërorin 2018”, përcjell “lajmi.net”.

Bashkuar me rezultatet tjera përfshirë fitoren e Argjentinës ndaj Ekuadorit me rezultat 3:1, Alexis Sanchezme shokë mbetën jashtë katërshes por edhe pozitës së pestë të play-offit për kualifikim në “Botërorin 2018”.