Kuleba: Asnjë përparim nga bisedimet me Lavrovin

Met with IAEA Director General @rafaelmgrossi in Antalya to discuss ways of ensuring safety and security of nuclear facilities in Ukraine amid Russia’s invasion. I insist: Russia must immediately withdraw forces from Chornobyl and Zaporizhzhia NPPs to avert a disaster in Europe.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba shprehu keqardhjen për mungesën e përparimit në një armëpushim në vendin e tij, gjatë bisedimeve me homologun rus, Sergei Lavrov, në Turqinë Jugore.

”Ne folëm për armëpushim, por nuk është bërë përparim në këtë drejtim”, deklaroi Kuleba për shtypin.

”Megjithatë, me zotin Lavrov kemi vendosur që të vazhdojmë bisedimet”, shtoi ai.

”Fatkeqësisht, nuk kemi bërë përparim në këtë çështje, pasi duket se ka njerëz të tjerë që vendosin për këtë në Rusi”, theksoi Kuleba.

”Edhe për hapjen e korridoreve humanitare për dhe nga Mariupoli, për fat të keq, Lavrov nuk ishte në gjendje të angazhohej. Jam gati të takoj sërish Lavrovin nëse ka perspektiva konkrete”, shtoi ai. /atsh