Kupa e Italisë, mësohen përballjet dhe datat për fazën e 1/8-së së finales

Gjatë mesjavës, janë zhvilluar ndeshjet e 1/16 së finales së Kupës së Italisë.

Bologna, Parma, Sassuolo, Cagliari, Genoa, Cremonese, Salernitana e Frosinone, i janë bashkuar tetë skuadrave tjera si Napoli, Inter, Milan, Juventus, Lazio, Roma. Atalanta dhe Fiorentina, shkruan IndeksOnline.

Ndeshjet e fazës së 1/8 së finales do të nisin me 4 dhjetor, ndërsa do të përfundojnë me 4 janar.

Më poshtë janë të gjitha ndeshjet e fazës së 1/8-së së finales:

Lazio-Genoa, 5 dhjetor, ora 21:00

Fiorentina-Parma, 6 dhjetor, ora 21:00

Napoli-Frosinone, 19 dhjetor, ora 21:00

Inter-Bologna, 20 dhhetor, ora 21:00

Milan-Cagliari, 2 janar, ora 21:00

Atalanta-Sassuolo, 3 janar, ora 18:00

Roma-Cremonese, 3 janar, ora 21:00

Juventus-Salernitana, 4 janar, ora 21:00