Finalja e Kupës së Mbretit pritet të luhet sonte në mbrëmje. Sevilla kundër Barcelonës, në luftë për trofeun e parë sezonal në Spanjë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Madridit “Wanda Metropolitano” në orën 21.30.
Trajneri i Sevilla-s Vincenzo Montella sqaron se:” Messi është një jashtëtokësor dhe shpresoj që në këtë ndeshje të mos jetë në Tokë”.
Për kompanitë e basteve, pritet që fituese e Kupës së Mbretit të jetë Barcelona./Ora News








