✍️- Në një dhomë të vogël në shtëpinë e Aishes, Nënës së Besimtarëve (Zoti qoftë i kënaqur me të), me përmasa jo më shumë se katër metra e gjysmë të gjata dhe tre metra e gjysmë të gjera, shtrihen:
1- Pejgamberi Muhamed (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) dhe dy shokët e tij,
2- Ebu Bekri r.a. dhe
3. Omeri (Zoti qoftë i kënaqur me ta).
🌴- Pavarësisht madhësisë së vogël të hapësirës, madhështia e atyre që pushojnë atje e bën atë më të gjerë se e gjithë bota. Pejgamberi a.s. u varros në mes të murit të kibles së dhomës, me kokën nga perëndimi, këmbët nga lindja dhe fytyrën e tij të bekuar nga kibla. Distanca midis varrit të tij dhe murit të kibles është vetëm një pëllëmb, një distancë që pothuajse prek zemrën e vizitorit me admirim dhe nderim.
Ndërkohë, distanca midis varrit të tij dhe murit perëndimor është vetëm dy krahë (dy kubitë), sikur vendi të përqafojë trupin fisnik ashtu si një nënë përqafon fëmijën e saj.
🌴- Direkt pas shpatullave të tij ndodhet varri i Ebu Bekrit r.a. i cili jetoi tërë jetën e tij nën kujdesin e Pejgamberit a.s. duke e shoqëruar atë në Hixhra (migrim), në shpellë dhe në thirrjen Islame. Pastaj, me vullnetin e Zotit, ai do ta shoqëronte atë edhe në vendin e tij të fundit të prehjes, në të njëjtin vend, pas shpatullës së të dashurit dhe mësuesit të tij.
🌴- Pastaj vjen varri i Omer ibn el-Hattabit r.a. pas shpatullave të Ebu Bekrit, në të njëjtin vend që Zoti e caktoi të jetë shoqërimi i fundit në këtë jetë dhe i fundit nga tre burrat në këtë vend. Këtu, të tre burrat qëndrojnë në rreshta, ashtu siç do të qëndrojn në rreshta në Ditën e Gjykimit: një udhëheqës, një i dërguar dhe dy pasardhës që e përcollën mesazhin e tij pas tij.
Kur marrim parasysh madhësinë e vogël të dhomës, kuptojmë se shpërndarja e varreve përgjatë murit nuk ishte thjesht një zgjedhje njerëzore, por një rregullim i caktuar hyjnor. Çdo varr kërkon një metër gjerësi, dhe me afërsisht 1.30 metra për varrin e Pejgamberit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, pastaj një metër për atë të Ebu Bekrit dhe një metër për atë të Omerit, nuk ka vend për askënd tjetër, sikur vendi të ishte krijuar vetëm për ta.
🌴- Këtu prehet Pejgamberi a.s. këtu prehet Ebu Bekri dhe këtu prehet Omeri – tre burra që morën përsipër përgjegjësinë e ndërtimit të një qytetërimi dhe i lanë Ymetit një dritë të pashueshme. Një vend i vogël, por vendi më i madh në tokë pas Dy Xhamive të Shenjta, një vend nga i cili rrezaton historia, ku rrëfehet besimi dhe ku shpirtrat qëndrojnë me një nderim të pashoq në këtë botë.
Prof. ass. dr. Musa Vila









