Ballina Artikuj Kur antifetarët dhe modernistët ndryshojnë diskursin me popullin për t’i joshur në...

Kur antifetarët dhe modernistët ndryshojnë diskursin me popullin për t’i joshur në mëkate

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- “Mirupafshim ‘tradhtisë bashkëshortore’… Përshëndetje ‘bashkëjetesës së çifteve”, është ajo që duan, antifetarët dhe modernistët e devijuar.
Në peizazhin intelektual bashkëkohor, antifetarët dhe modernistët nuk na përballin aq me argumente racionale sa na përballin me një strategji keqdashëse, joshëse gjuhësore të bazuar në “përsëritje të vazhdueshme mediatike deri në pranim të tyre”.
Ata e kuptojnë se mendja njerëzore tenton, me kalimin e kohës, të pranojë “atë që është joshëse”, edhe nëse është e rreme dhe e devijume.
🌴- Kurthi i “Normalizimit terminologjik gjuhësor”:
Antifetarët dhe modernistët praktikojnë atë që njihet si “zbukurimi i të shëmtuarës në fjalor” duke zëvendësuar termat “konfrontues” që ofendojnë ndërgjegjen fetare dhe morale kombëtare me terma “të butë” që rrjedhin në vetëdije pa rezistencë:
Ata zëvendësuan termin“Tradhtia bashkëshortore” (amoralitetin -një term i prerë) me “bashkëjetesë” (një term që sugjeron stabilitet dhe shoqëri).
Ata zëvendësuan termin “Devijimi” (një largim nga natyra njerëzore) me “prirje” ose “homoseksualitet” (për të sugjeruar se është natyrë e dytë).
Ata termin “Dezertim nga feja Apostazia, murted” e zëvendësuan me “lirinë e besimit” ose “çlirimin nga kutia ideologjike”.
🌴- Qëllimi: Të thyhet barriera e neverisë së lindur. Nëse terminologjia ndryshon, ofendimi bëhet më pak rezistent dhe serioz në sytë e njerëzve.
Strategjia “Ramja në shkatrrim”:
Antifetarët dhe modernistët u paraqesin mbështetësve të mendimit tradicional (ata që i përmbahen vijes tradicionale dhe ata që janë të përkushtuar ndaj bazave fetare) dy opsione po aq të neveritshme:
👉- Opsioni 1: Përgjigja ndaj tyre. Këtu, antifetari apo modernisti përfiton nga (fama) dhe përhap pikëpamjen e tij të çuditshme më gjerësisht nën maskën e “debatit dhe dialogut”.
👉- Opsioni 2: Heshtja. Këtu, antifetari apo modernisti përfiton nga (pranimi i nënkuptuar), pasi heshtja e atyre që mbështesin të vërtetën perceptohet si dobësi. Me përsëritje, pikëpamja e tyre bëhet “realiteti i vetëm i kapshëm”.
🌴- Pse përgjigjja ndaj antifetarëve dhe modernistëve është “më e pakta nga dy të këqijat”?
Dilema me të cilën përballet mbrojtësi i së vërtetës, i fesë dhe tradites kombëtare është legjitime, por logjika racionale dhe ligjore favorizon (konfrontimin e kontrolluar) për disa arsye:
👉- Parandalimi i akumulimit të stagnimit: Përsëritja e këtyre devijimeve pa përgjigje nga hoxhallarët dhe intelektualët fetarë krijon një “pranim” historik midis brezave të ardhshëm.
👉- Zbulimi i të Pavërtetës: Përgjigja shkatërron “aurën e antifetarisë dhe modernitetit të kalbur” dhe vërteton se pas terminologjisë vezulluese qëndron një boshllëk njohurie fetare dhe kombëtare.
👉- Largon të dyshimtën: Përgjigja nuk i drejtohet “antifetarit dhe modernistit” (ideologut), por publikut dhe masave që mund të mashtrohen nga shkëlqimi i gjuhës dhe terminologjia joshëse më pak prekëse.
🌴- Një Trajtim dhe shërim sistematik (në stilin e vetë modernistëve dhe antifetarëve):
Ne hoxhallarët dhe intelektualët fetarë duhet të praktikojmë shpartallimin me shpartallim”(dekonstruksionin me dekonstruksion)”.
👉- Kur ata prezantojnë një term joshës në dukje të mirë, ne duhet ta kthejmë menjëherë në origjinën e tij të shëmtuar para se të fillojmë diskutimin. Mos thoni, “Unë do të diskutoj vendimin mbi bashkëjetesën”, por përkundrazi thuaj “Unë do të diskutoj format e maskuara të tradhtisë bashkëshortore- amoralitetit”.
– Rimarrja e “autoritetit të emërtimit” është hapi i parë në thyerjen e rrethimit të antifetarisë dhe modernitetit.
– Përsëritja e tyre e vazhdueshme e të pavërtetës në media nuk është argument i forcës së tyre, por më tepër “propagandë” psikologjike. Një përgjigje e disiplinuar me rregulla është çmimi që duhet të paguajmë për të mbrojtur “bindjen e popullit, fenë e masës” nga ideologjia e antifetarizmit dhe modernitetit të devijuar nën petkun e diskursit joshës.(MV).

Prof. ass. dr. Musa Vila